Macron shpreh keqardhje për djegien e Notre Dame

Macron shpreh keqardhje për djegien e Notre Dame

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka thënë se ndihet keq për incidentin e sontëm në katedralen Notre Dame në Paris.

Marcron përmes një postimi në Twitter ka thënë se është i trishtuar që po e sheh këtë monument teksa digjet.

“Notre Dame është në flakë, ndaj dhembjen me gjithë francezët dhe katolikët si dhe të gjithë bashkëatdhetarët tanë. Jam i trishtuar teksa e shoh këtë pjesë të djegur”, ka shkruar Macron.

Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet se si u përfshi kjo katedrale nga zjarri.

Ndërkohë sipas raportimeve të CNN, Notre Dame ende është duke u djegur pasi zjarri nuk po arrin të lokalizohet.


MË SHUME NGA Bota