Pas liderëve botëror, reagon edhe Thaçi 

Pas liderëve botëror, reagon edhe Thaçi 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes profileve të tij në Facebook, Twitter dhe Instagram ka reaguar pasi një zjarr ka kapluar njërën ndër katedralet me historike në botë “Notre Dame” në Paris.

“Fatkeqësi e madhe përfshirja në zjarr e katedrales historike Notre Dame në Paris. Një fatkeqësi kulturore me përmasa jo vetëm evropiane, por edhe botërore. Shpresoj që zjarri të shuhet dhe dëmi të riparohet sa më shpejt|, ka shkruar ai në FB.

Ndërsa në Twitter ai ka shpërndarë postimin e presidentit francez, Emmanuel Macron.