Meta: Solidaritet me popullin francez

Meta: Solidaritet me popullin francez

Pas zjarrit të rënë ditën e sotme në katedralen e famshme Notre Dame në Paris, flakët e të cilit dogjën edhe majën simbol të saj, ka reaguar presidenti Meta.

Në një postim në facebook, Meta shpreh trishtimin e tij, ndërsa shkruan se uron që zjarri të shkaktojë sa më pak dëme.

“I trishtuar nga zjarri i rënë në Katedralen Notre Dame, këtë simbol të Parisit dhe Francës, por edhe të trashëgimisë kulturore europiane dhe botërore. Uroj sa më pak dëme! Solidaritet me popullin francez!”, ka shkruar Meta.