Dy kullat e Notre Dame tani janë të sigurta, një zjarrfikës është lënduar

Dy kullat e Notre Dame tani janë të sigurta, një zjarrfikës është lënduar

Të dy kullat e katedrales Notre Dame tani janë të sigurta.

CNN raporton se zjarri në Notre Dame ka filluar të lokalizohet,.

Këtë e ka bërë të ditur sekretari i ministrit të Brendshëm francez, Laurent Nunez.

“Zjarri tani është më i dobët. Jemi afër lokalizimit të tij, të dy kullat janë të sigurta. Ne ende po punojmë për ta shpëtuar artin brenda saj”, ka thënë Nunez.

Po ashtu, raportohet se një zjarrfikës është lënduar rëndë. Ndërsa dy të tretat e kulmit të katedrales janë shkatërruar. 


MË SHUME NGA Bota