Strijat janë gjenetike?

Strijat janë gjenetike?

Për shumë gra strijat janë çmimi i shtatzënisë, por një numër i vogël mund të bëhen nëna pa patur këto shenja.

Tani shkencëtarët kanë zgjidhur misterin përse disa njerëz janë më të predispozuar ndaj strijave dhe përgjigja është në gjenet tona.

Hulumtuesit studiuan ADN-në e më shumë se 760,000 njerëzve dhe zbuluan se janë 544 shënues gjenetikë të lidhur me shenjat e strijave.

Sipas Dr Olga Sazonova, disa prej tyre rrisin gjasat për të vuajtur nga strijat, ndërsa të tjerët duket se ju mbrojnë ndaj tyre.

Ekipi i saj në firmën me bazë në SHBA përdorën të dhënat e ADN-së për të krijuar një model kompjuterik i cili mund të parashikojë nëse një person kishte më shumë ose më pak gjasa të zhvillonte këto shenja.

“81 për qind e njerëzve me faktorë gjenetikë dhe faktorë të tjerë të ngjashëm kanë shenja të strijave, ndërsa 19 për qind nuk e bëjnë” tha Dr Sazonova.