Ndërron jetë aktorja e njohur suedeze

Ndërron jetë aktorja e njohur suedeze

Aktorja Bibi Andersson ka vdekur në moshën 83-vjeçare.

Instituti i Filmit të Suedisë ka njoftuar se ka vdekur aktorja suedeze Bibi Andersson, që luajti në filma klasikë të regjistorit Ingmar Bergman, shkruan USA Today, transmeton lajmi.net.

Aktorja ndërroi jetë në moshën 83-vjeçare.

Martin Frostberg thotë se Andersson, e cila luajti në “Seventh Sealin” dhe “persona”, vdiq të dielën.

Ajo ishte emëruar katër herë si aktorja më e mirë në çmimet vjetore dhe gjithashtu pranoi një çmim të ngjashëm në “Festivalin e Filmit në Berlin” më 1963.

Andersson u shfaq në dhjetëra filma, përfshirë edhe ata të regjisorëve John Huston dhe Robert Altman.