Ricardo Quaresma planifikon rikthimin te Porto

Ricardo Quaresma planifikon rikthimin te Porto

Ricardo Quaresma mund të rikthehet në Portugali te skuadra e Portos, me të cilën është aktivizuar edhe më parë, në sezonet 2004-2008 dhe në 2014-2015.

35-vjeçari ka kohë që dëshiron të largohet nga Besiktasi, ekip tek i cili u transferua pikërisht 4 vjet më parë.

Sipas mediave turke, futbollisti ka arritur një marrëveshje me skuadrën e drejtuar nga Sergio Conceiçao për transferimin e tij në “Estadio do Dragao” sezonin e ardhshëm. Në rast se gjithçka realizohet, për Quaresma do të ishte eksperienca e tij e tretë në Oporto.