Reali pëlqen talentin e West Hamit, e do edhe United

Reali pëlqen talentin e West Hamit, e do edhe United

Declan Rice vazhdon të tërheqë vëmendjen e klubeve të mëdha me performancën e tij me fanellën e West Hamit.

I grumbulluar së fundmi me kombëtaren angleze, mesfushori ka bërë për vete skuadra shumë të rëndësishme në Europë, që kanë shfaqur interes për të. Sipas medieve angleze, Real Madridi ka nisur menjëherë kontaktet me familjarët e 20-vjeçarit për ta transferuar mbrojtësin që gjatë merkatos së verës në Spanjë. Gjithësesi për të arritur te kartoni i mbrojtësit më parë madrilenët duhet të mposhtin rezistencën e West Hamit, por edhe konkurrencën e Manchester United.