Notre Dame i mbijetoi dy luftërave dhe një revolucioni

Notre Dame i mbijetoi dy luftërave dhe një revolucioni

Katedralja e famshme Notre Dame në Paris dje gjatë pasdites është kapluar nga flakët. Shteti francez ka bërë të ditur se zjarri ka qenë aksidental. Vende të ndryshme dhe liderë botërorë kanë ofruar mbështetje për simbolin kulturor dhe fetar të Francës.

Ja çfarë dihet për Katedralen Notre Dame

Katedralja: Guri i themelit i Notre Dame u vendos më 1163 nga Papa Aleksandri III. Katedralja u përfundua në shekullin e 13-të. Sot, Notre Dame konsiderohet pjesë e rëndësishme e arkitekturës, si dhe një simbol i madh fetar dhe kulturor i Francës.

Kambanorja: Ajo u ndërtua në shekullin e XIX mes një përpjekjeje të gjerë restaurimi, pjesërisht e nxitur nga suksesi i romanit të Viktor Hugo “The Hunchback of Notre-Dame”, më 1831.

Katedralja tërheq miliona vizitorë: E vendosur në Île de la Cité, një ishull i vogël në mes të qytetit, katedralja është një nga atraksionet më të njohura të Parisit, duke tërhequr rreth 13 milionë vizitorë në vit.


Notre Dame në të kaluarën dhe tash

Nëse shihni në të kaluarën, atëherë ka shpresë për njërën nga katedralet më të famshme në botë.

Historia tregon se Notre Dame mund të mbijetojë. Qindra vjet konflikte, pushtime, udhëheqës, plagë, kryqëzata, transmeton Klan Kosova.

Ajo u dëmtua dhe u plaçkit gjatë Revolucionit Francez.

Në mesin e viteve 1800 ajo iu nënshtrua një renovimi të gjatë dhe u kthye në formë.

Mbijetoi Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore.

Madje i mbijetoi edhe periudhës famëkeqe të Hitlerit.

Për mbi 850 vjet ishte simbol i Parisit, i historisë franceze dhe botërore.

Dhe pastaj ndodhi zjarri.