Makina e re SUV nga Volkswagen, me përmasa më të mëdha se Atlas

Makina e re SUV nga Volkswagen, me përmasa më të mëdha se Atlas

Atlas nuk është më SUV më i madh nga VW.

Krahas I.D. Roomz, kompania gjermane e prezantoi në Shanghai Auto Show edhe një SUV gjigant të emëruar SMV, transmeton Telegrafi. Bazuar në të dhënat fillestare, është makina SUV më e madhe që VW e ka krijuar ndonjëherë.

Me 5.1 metër gjatësi dhe bazë të rrotave prej tri metrash, është më i madh se modeli Atlas. Derisa ende është një koncept, modeli SMV planifikohet të prodhohet në Kinë, ku edhe do të del në shitje brenda dy vitesh.

Sikur shumica e makinave moderne nga VW edhe SMV, do të ndërtohet në modulin arkitekturor QMB. Kur të del në shitje, makina do të ofrohet në versionet 2.0 dhe 2.5 litra, ndërsa mund të prodhojë maksimum 295 kuaj fuqi.

Volkswagen nuk ka dhënë specifika tjera të SMV, apo pamje të enterierit, ndërsa bazuar në imazhet e pjesës së jashtme mund të thuhet se do t’i ketë tri radhë ulësesh.