“Misteri” me regji të Afeida Boriçi-Memetit shfaqet në Preshevë

“Misteri” me regji të Afeida Boriçi-Memetit shfaqet në Preshevë

"Misteri" nga Aldo De Benedeti me regji të Afeida Boriçi-Memetit është shfaqur në teatrin e Preshevës.

Premiera e kësaj shfaqje është mirëpritur nga publiku preshevar.

Në këtë shfaqje kanë luajtur 4 aktorët preshevarë si : Valon Nuhiu, Egzona Salihu, Gani Veseli dhe Artan Ibishi. Ndërsa asistent regjie ishte Gjelbrim Emini.