Doli nga shtypi revista “Akademia”

Doli nga shtypi revista “Akademia”

Numri i pestë i revistës për kulturë, gjuhë dhe media, “Akademia”, i më të madhes revistë kulturore në Kosovë, ka dalë nga shtypi këtë të mërkurë dhe nga dita e nesërme mund ta gjeni në redaksinë e gazetës “Epoka e re” dhe në librarinë “Artini” në Prishtinë.

Në këtë numër të revistës hapësirë më e madhe i është lënë poezisë. Janë botuar në këtë numër dhjetëra poezi nga autorë suedezë, francezë, anglezë, gjermanë, italianë, sllavë, turq, shqiptarë etj. Por, përpos poezi, janë botuar edhe intervista, ese, letra, recensione, drama, analiza sociale, mediatike, kulturore.

Revista prej 565 faqesh nis me një paraparathënie shkruar nga botuesi, i cili tregon për iniciativën dhe për nevojën e botimit të kësaj reviste dhe vazhdon me një parathënie shkruar nga redaksia e revistës, në të cilën prezantohen synimet e deritashme dhe ato të ardhshme të anëtarëve të redaksisë.

Në këtë numër të revistës janë përfshirë dy intervista, një e realizuar me Haruki Murakamin nga shkrimtarja Deborah Treisman dhe një tjetër e realizuar me Milan Kunderën nga gazetarja Olga Carlisle, në të cilat këta dy shkrimtarë, ndër më të mëdhenjtë e letërsisë së përbotshme, flasin për veprat e veta, për procesin e shkrimit të tyre, për dëshirat dhe pëlqimet, për të metat dhe për veçoritë e disa prej veprave, njerëzve dhe kafshëve që pëlqejnë.

Po në këtë numër të revistës, me rastin e 65-vjetorit të lindjes, është realizuar edhe një intervistë me shkrimtarin Adem Gashi nga Berat Armagedoni, në të cilën Gashi rrëfen për jetën e vet, për veprat e veta dhe të shkrimtarëve të tjerë nga Kosova, për punët dhe për punërat e disa institucioneve e të disa “studiuesve” që krekosen me thirrjet shkencore e me librat e vet shkencorë, të cilëve Gashi ua përmend të metat një nga një.

Së këndejmi, në këtë numër të revistës është botuar edhe një letër e Tiziano Terzanit dërguar Oriana Fallacit, një letër e John Lennonit dërguar Yoko Onos, një letër e Frida Kahlos dërguar Diego Riverës, një letër e John Keatsit dërguar Fanny Brawnes, një letër e Rainer Maria Rilkes dërguar një poeti të ri i cili i kërkon ndihmë për t’u bërë poet, një letër e Albert Camus për mësuesin e vet.

Në rubrikën eseistikë është botuar një ese e gjatë e stilistes Susan Sontag “Mbi stilin”,  një ese e publicistit Agron Shala për dashurinë dhe dashamirësinë e popullit shqiptar dhe popujve të tjerë për Amerikën.

Në rubrikën kritikë/recensione janë botuar disa këndvështrime për vepra letrare nga Resmije Kryeziu, Albin Mehmeti, Hajdin Morina, Irena Gjoni, Majlinda Zorba.

Në rubrikën e prozës, për herë të parë në gjuhën shqipe, është përkthyer dhe botuar kapitulli i dytë (të parin e gjeni në numrin pararendës të revistës) i romanit të shkrimtarit francez Gustave Flobert, “Buvar dhe Pekyshe”, një tregim i Charles Bukowskit, një tregim i shkrimtarit turk Aziz Nesin, një mbresë nga Michael Schmidt-Salomon dhe Lea Salomon, një tregim i ripunuar nga Gazmend Bërlajolli, një nga Shpëtim Selmani dhe një

nga Bujar Meholli.

Në rubrikën e poezisë janë botuar poezi nga: Leonard Cohen, Neeli Cherkovski, Michael Mcclure, Gregory Corso, Charles Bukowski, Erich Fried, Pol Elyar, Charles Baudelaire, Stefan Simić, Danilo Kiš, Anna Bagriana, Ivan Gundulić, Jevrem Brković, Miroslav Krleža, Phil Bosmans, Roman Skiba, Šuri Grigorjevu, Tadeusz Rózewicz, Jacques Prevert, Bertolt Brecht, Orhan Veli Kanik, Andrew Singer, Enzo Santese, Marina Torossi Tevini, Erik Axel Karlfeldt, Harriet Löwenhjelm, Nils Ferlin, Karin Boye, Harry Martinson, Artur Lundkvist, Solveig von Schoultz, Ebba Lindqvist, Maria Wine, Elsa Grave, Sonja Åkesson, Tomas Tranströmer, Bodil Malmsten, Göran Tunström, Eva Ström, Bruno K. Öijer, Göran Sönnevi, Iliaz Bobaj, Linditë Ramushi Dushku.

Në rubrikën e dramës është botuar, për herë të parë, një dramë e dramaturgut Haqif Mulliqi.

Në rubrikën e gjuhës është botuar një studim gjuhësor i studiuesit të gjuhës Qemal Murati dhe një i profesor Ragip Gjoshit.

Në rubrikën e medias është botuar një studim i teoricienit dhe studiuesit kroat të mediave, profesor Stjepan Malović, dhe një studim nga Shpresë Mulliqi për rëndësinë e fotogazetarisë në kohën e luftës në Kosovë.

Në rubrikën reportazhe janë përkthyer dhe botuar për herë të parë në gjuhën shqipe pesë reportazhe të Ernest Hemingwayt dhe një reportazh i publicistit Agron Shala për një nga fshatrat e bukur të Korçës.

Në fushën shoqëria është botuar teksti i profesor Sabri Kiçmarit për filozofinë dhe etikën politike të Ukshin Hotit. Ndërkaq, në rubrikën e fundit, trashëgimia, studiuesi i trashëgimisë kulturore, Klodian Gjoni, ka shkruar për qytetin antik të Antigonesë.

Për këtë numër të revistës kanë përkthyer: Salajdin Salihu, Fadil Bajraj, Rexhep Maloku,

Gazmend Bërlajolli, Shpresë Mulliqi, Verjon Fasho, Leonora Buçinca, Rrona Jaka, Roland Çipa, Ismet Daci, Ibrahim Kelmendi, Qerim Raqi, Fahredin Shehu, Fatijona Bajraj)

Më poshtë përmbajtja e revistës me tituj të shkrimeve dhe autorë të tyre.

 

PARAPARATHËNIE. 7

PARATHËNIE. 13

 

 

INTERVISTA

 

Flet Haruki Murakami

BOTA E PËRTEJME E HARUKI MURAKAMIT.. 17

 

Flet Milan Kundera

BISEDË ME MILAN KUNDERËN.. 35

 

Flet Adem Gashi

NUK I GJEJ ILAÇ PANDERSHMËRISË SË PUSHTETARËVE. 45

 

 

LETRA

 

TIZIANO TERZANI

LETËR PËR ORIANA FALLACIN.. 65

 

JOHN LENNON

LETËR DASHURIE PËR YOKO ONO.. 75

 

 

FRIDA KAHLOS

LETËR DASHURIE PËR DIEGO RIVERËN.. 79

 

JOHN KEATS

LETËR DASHURIE PËR FANNY BRAWNE. 81

 

RAINER MARIA RILKE

LETRA PËR POETIN E RI 83

 

ALBERT CAMUS

LETËR PËR MËSUESIN TIM.. 87

 

 

ESEISTIKË

 

SUSAN SONTAG

MBI STILIN.. 91

 

AGRON SHALA

ZOTI E BEKOFTË “AMERIKËN”!: 111

 

 

KRITIKË/RECENSIONE

 

RESMIJE KRYEZIU

DHEMBJA INDIVIDUALE, E PËRBOTSHME. 121

 

ALBIN MEHMETI

FAKTI DHE FIKSIONI NË LETËRSI 127

 

HAJDIN MORINA

“BRITMAT E SHPIRTIT” KA PASURUAR GALERINË E PERSONAZHEVE FEMRA NË LETËRSINË SHQIPTARE  135

 

IRENA GJONI

GJIN BARDHELA I ARBRESH. ETJA E GURËZUAR, ROMAN QË LË SHENJË TË PATJETËRSUESHME NË LETRAT SHQIPE TË ÇDO KOHE. 143

 

MAJLINDA ZORBA

POEZI E MENDIMEVE DHE EMOCIONEVE NË DIMENSIONIN KOHOR.. 151

 

 

PROZË

 

GUSTAVE FLAUBERT

BUVAR DHE PEKYSHÉ. 160

 

CHARLES BUKOWSKI

NJË QYTET I MBRAPSHTË. 191

 

AZIZ NESIN

PO SHKOJMË DREJT HUMNERËS. 197

 

MICHAEL SCHMIDT-SALOMON DHE LEA SALOMON

(LAJBNICI NUK ISHTE BISKOTË GJALPI) 201

 

GAZMEND BËRLAJOLLI

FËLLANZAT.. 205

 

SHPËTIM SELMANI

DASHURI NË BEOGRAD.. 217

 

BUJAR MEHOLLI

KAMERIERJA AUDARA.. 229

 

 

POEZI

 

LEONARD COHEN

PSE E DUA FRANCËN.. 243

ASNJËHERË. 244

SHËLBUESI IM.. 244

BILE EDHE TASH.. 245

HILEQARI 246

ZBAVITJA.. 246

SUGJERIME. 246

MË FALNI 247

SHKRIMTARË TË TJERË. 247

ROSHI 248

 

NEELI CHERKOVSKI

NJË POEZI PËR PAQEN.. 249

PARISI I PARË NGA AUTOBUSI 250

ÇDO MËNGJES. 251

TË DËSHMUAR DHE TË MALLKUAR.. 251

NUK E KUPTOJ KËTË. 253

 

MICHAEL MCCLURE

EGËRSIA.. 255

TASH NDIEJ ERËN E GJYSHES SIME TEKSA AJO MË. 256

FANTAZITË E VOGLA.. 257

FYTYRA E NJERIUT.. 258

DUKE LEXUAR PATERSONIN ME ZË TË LARTË. 258

 

GREGORY CORSO

HOQA DORË. 260

SHUMË PREJ TYRE KANË RËNË. 260

NDËSHKIMI VDEKJEPRURËS. 260

ARRITJA DERI TE POEZIA.. 261

CILËSIA E RUAJTJES. 262

 

CHARLES BUKOWSKI

NJËRËS QË E KAM NJOHUR.. 263

PËR JANEIN.. 264

ÇFARË HALLI KENI, ZOTËRINJ?. 265

FALEMNDERIT.. 265

ATYRE QË MA BAJNË GAJLEN.. 266

JETËT NGA KONTEJNERI 267

FILLIM I SHPEJTË. 268

ARRATIA.. 269

RRETH KONFERENCËS SË PEN-it 269

NUK MUND TA DISH.. 270

 

ERICH FRIED

SHEMBULL I VOGËL. 276

NJË PARAKUSHT SHTESË. 276

ÇLIRIMI NGA IDHUJT.. 277

MARRJA E NËNSHTETËSISË. 277

STËRVITJA E MREKULLISË. 277

 

POL ELYAR

DHE NJË BUZËQESHJE. 279

E DASHURUARA.. 279

LAKURIQËSIA E SË VËRTETËS. 280

SYTË E SAJ JANË RRATHË DRITE. 280

TA THASHË. 280

TI DHE VETËM TI 281

AJO NUK DI TË NGREJË KURTHE. 282

AJO PËRKULET DREJT MEJE. 282

SYTË TANË I ÇOJNË DRITË NJËRI-TJERIT.. 282

UDHËTIMI I HESHTJES. 283

 

CHARLES BAUDELAIRE

BEKIMI 285

SINESTESI 288

ARMIKU.. 288

GJARPRI VALLËZUES. 289

PENDIM I PASVDEKJES. 290

REVERSIBILITET.. 291

ZËRI 291

LYPËSES KUQALASHE. 292

UDHËTIMI 294

 

STEFAN SIMIĆ

SHKËLQIM DHE TMERR - BEKIM FEHMIU.. 296

 

DANILO KIŠ

DASMORËT.. 300

NESËR.. 300

 

 

ANNA BAGRIANA

ME SYTË E TU.. 301

DYQANI PËR FËMIJË. 301

LIDHJA.. 302

 

IVAN GUNDULIĆ

HIMNI I LIRISË. 303

 

JEVREM BRKOVIĆ

VAJZAT E MIA.. 304

 

MIROSLAV KRLEŽA

DITË RESH TË KUQE. 305

 

PHIL BOSMANS

THJESHT, TË DUA.. 306

 

ROMAN SKIBA

I DEHURI 307

 

ŠURI GRIGORJEVU

PATRIOTI I RI 308

 

TADEUSZ RÓZEWICZ

PËR ÇKA DO MË VINTE KEQ.. 309

KTHIMI 309

 

JACQUES PREVERT

NUK KËNDOJ UNË. 311

 

BERTOLT BRECHT

PYETJET E NJË PUNËTORI ANALFABET.. 312

 

ORHAN VELI KANIK

EJA NË NJË KOHË TË TILLË QË MOS TË JETË E MUNDUR TË HEQ DORË. 313

 

ANDREW SINGER

1934. 315

NE DO TË JEMI TË DUKSHËM.. 316

 

ENZO SANTESE

TRIESTJA NË DASHURI 317

GUASKA E ZBRAZËT.. 318

 

MARINA TOROSSI TEVINI

NJË BALLKON I VOGËL. 320

PËR VDEKJEN E NJË VAJZE. 321

TREGIME TË KEQKUPTIMIT TË ZAKONSHËM.. 321

 

 

ILIAZ BOBAJ

TI VJEN PËRHERË... 322

PARA VARRIT TË ADEM JASHARIT.. 323

MOS FOL. 323

AI QË JETONTE NË MES TË PASURISË. 323

NJERIU VDES KUR S’DASHURON.. 324

NGA TROJA.. 324

AI 324

KJO VJESHTË E ARTË ERDHI PËR TY.. 325

URATË. 325

MOHIMI I ATË GJERGJ FISHTËS. 326

LOJA E ROBËRISË. 326

VARËSJA E RROBAVE. 326

 

LINDITË RAMUSHI DUSHKU

S’DU ME TË TREGU PËR ANDRRAT.. 327

VEÇ TË DUÉ. 328

DRITA JEM... 328

TË DUÉ. 329

ME U DJEG ÂMEL. 329

 

 

DRAMË

 

HAQIF MULLIQI

KLINIKA E SË KALUARËS. 333

 

 

POEZI +

 

ERIK AXEL KARLFELDT

SYTË E TU JANË ZJARR.. 377

SERENADË. 377

 

HARRIET LÖWENHJELM

MË MERR, MË SHTRËNGO, NGADALË MË LEDHATO.. 378

SONTE DO TË VDES. 378

 

NILS FERLIN

SI KËNGË POPULLORE. 379

NË ERRËSIRË. 379

PÄR LAGERKVIST

ANKTHI, ANKTHI ËSHTË TRASHËGIMTARI IM.. 380

KUSH KALOI PRANË DRITARES SË FËMIJËRISË SIME. 380

 

EDITH SÖDERGRAN

VENDI QË NUK ËSHTË. 382

DASHURIA.. 382

 

KARIN BOYE

PO, SIGURISHT QË DHEMB KUR GONXHJA BULËZON.. 384

GJITHÇKA, GJITHÇKA QË KISHA.. 384

 

 

HARRY MARTINSON

ANIARA.. 386

NATË QERSHORI 387

 

ARTUR LUNDKVIST

PËRQAFIM.. 388

DUA T’I JAP FUND.. 388

 

SOLVEIG VON SCHOULTZ

GRUSHTI I DOMOSDOSHMËRISË. 389

FLUTURAT.. 389

 

EBBA LINDQVIST

PROVË PA VLERË. 390

RËNIA E IKAROSIT.. 390

 

MARIA WINE

TË DASHURUARVE. 392

DASHURIA E PËRDITSHME. 392

 

ELSA GRAVE

FËMIJËS SË VDEKUR.. 394

TË BRAKTISUR.. 394

 

ANNA GRETA WIDE

E MENÇURA PËR DASHURINË. 396

AVE VERUM CORPUS. 396

 

SONJA ÅKESSON

TË JESH SKLLAVE E BURRIT TË BARDHË. 397

NË RREGULL. 398

 

TOMAS TRANSTRÖMER

STACIONI 399

VETMI 399

BODIL MALMSTEN

KJO ËSHTË ZEMRA.. 401

NJË VIZITË NË NEFERTTITI 403

 

GÖRAN TUNSTRÖM

NE E PUNOJMË TOKËN SË BASHKU.. 404

VARGJE PËR LENËN.. 404

 

EVA STRÖM

NËNA.. 406

BURRI ME BARRË. 407

 

 

BRUNO K. ÖIJER

TI KURRË S’DO TA KUPTOSH.. 408

UNË KISHA TË FTOHTË. 409

 

GÖRAN SÖNNEVI

ÇFARË NDIKON NË STRUKTURËN E DASHURISË?. 410

NJË DITË. 413

 

 

GJUHË

 

QEMAL MURATI

UDHËTIM NËPËR FJALORIN E KOSOVËS. 417

 

RAGIP GJOSHI

PËRDORIMI I FJALËVE TË HUAJA DHE DISA HUAZIME TË SOTME NË GJUHËN SHQIPE  455

 

 

MEDIA

 

STJEPAN MALOVIĆ

ÇFARË (NUK) MUNDET GAZETARI?. 468

 

SHPRESË MULLIQI

FOTOGAZETARIA E LUFTËS NË REVISTËN KOMBI 479

 

 

REPORTAZHE

 

ERNEST HEMINGWAY

TË FAMSHËM NË PAQE, DEMBELË NË LUFTË. 499

FRANCËS I DUHEN NDËRTUES, E JO LUFTËTARË. 502

KRYEMINISTRI MË I FUQISHËM NË PARLEY ËSHTË STAMBOULISKI I BULLGARISË  504

PARTIA FASHISTE TASHMË ËSHTË DHJETËMILIONËSHE. 506

RUSËT E KANË VËRSHUAR KREJT PARISIN.. 507

 

AGRON SHALA

FSHATI KU “FLENË PERËNDITË”... 509

 

SHOQËRIA

 

SABRI KIÇMARI

FILOZOFIA DHE ETIKA POLITIKE E UKSHIN HOTIT.. 517

 

TRASHËGIMIA

 

KLODIAN GJONI

QYTETIT ANTIK I ANTIGONESË SI TIPOLOGJI E QYTETEVE ME AKROPOL  543