17 mijë persona janë ndihmuar nga Agjensioni për përkrahjen e Punësimit

17 mijë persona janë ndihmuar nga Agjensioni për përkrahjen e Punësimit

Rreth 17 mijë persona janë ndihmuar përmes trajnimeve apo shërbimeve të ndryshme, dhe në ndërmjetësimin në punësim nga Agjensioni për përkrahjen e Punësimit në Kosovë.

Drejtori i këtij Agjensioni, Bedri Xhafa, tha për Programin e Mëngjesit në Radio Kosova, se me aktivitete të shumta sot shënohet 19 vjetori i veprimit.

Ai thekson se do të vazhdojë edhe më tej ofrimin e trajnimeve të ndryshme për punëkërkues, që synojnë edhe tregun gjerman të punësimit.

Intervistën me të e realizoi Drita Loshi