Bohemian Rhapsody fiton gati një miliard në arkat filmike

Bohemian Rhapsody fiton gati një miliard në arkat filmike

Bohemian Rhapsody ka arritur t’i fitojë gati një miliard dollarë në arkat filmike anembanë botës, sipas Variety.

Filmi biografik ka arritur t’i fitojë 114 milionë dollarë vetëm në Japoni, 76 milionë në Korenë Jugore, dhe 71 milionë në Britani të Madhe.

Ky fitim është tejet i madh krahas buxhetit me të cilin është realizuar, pasi që Fox-it i kishte kushtuar 50 milionë dollarë.

Së fundi është përfolur se do të realizohet edhe një vazhdim i këtij filmi – një film i dytë biografik mbi jetën e vokalistit të ndjerë të bendit Queen, Freddie Mercury-t.