Fëmijët e pa vaksinuar nuk pranohen në shkollë

Fëmijët e pa vaksinuar nuk pranohen në shkollë

As në shkollë e as në çerdhe nuk do të pranohen fëmijët e pa vaksinuar me vaksinën MRP. Një ditë pas shpalljes së epidemisë së fruthit në gjithë vendin, ministri i Shëndetësisë i prerë se çdo fëmijë i pa vaksinuar do të mbetet jashtë procesit edukativ arsimor.

Ai tha se nuk do të ketë ndryshime ligjore për zbatimin e kësaj mase,  por u thirr në përvojat e deritanishme të Gjykatës Themelore për vaksinim të detyrueshëm të popullatës.

“Erdhëm në përfundim se ka rregullativë pozitive ligjore edhe përskaj kontratidës në ligjin për shkollim fillor të detyrueshëm që është i obliguar për të gjithë fëmijët. Asnjë fëmijë nuk do të pranohet në çerdhe dhe shkolla pa mos e pranuar vaksinën kundër fruthit. Në mënyrë plotësuese gjetëm edhe vendim të Gjykatës Themelore e cila nga parashtresat e disa prindërve që janë dorëzuar gjatë vitit 2014 dhe 2015, Gjykata ishte e qartë se askush nuk ka të drejtë ta rrezikojë shëndetin publik”.- tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë

Nga dikasteri i Arsimit thonë se nuk mund të lejojnë që fëmijët të mos shkojnë në shkollë, pasi arsimi fillor është i detyrueshëm. Nëse fëmijët nuk do të pranoheshin në shkollë për shkak të mos pranimit të vaksinës MRP do të ishte shkelje ligjore dhe kushtetuese.

“Jemi në komunikim të vazhdueshëm me ministrinë e Shëndetësisë. Po shqyrtojmë mundësitë se si të gjithë nxënësit të vaksinohen pa ndërprerjen e procesit mësimor”.- deklaruan nga Ministria e Arsimit

Ndërkohë një ditë pasi  Komisioni për sëmundje ngjitëse miratoi vendimin për rritjen e pragut të vaksinimit, shumë qytete të vendit me mungesë të sasive të vaksinës kundër fruthit. Njëra prej tyre është punkti vaksinal në Strugë i cili 3 ditë me radhë ka mungesë të vaksinave, megjithatë ministri njoftoi se deri të premten do të shpërndahen sasitë e blera.

Është porositur sasi tjetër e vaksinave, presim që nesër pasnesër të arrijnë. Është rritur numri i të prekurve nga fruthi në komunën e Strugës, numri ka arritur në 56, interes për vaksinim ka, por ende pacientët lajmërohen për të pyetur a duhet të vaksinohen apo jo. Gjithkush që dëshiron të vaksinohet duhet ta kontrollojë statusin e tyre vaksinal”.- theksoi

Jovanka Koroveshoska, Qendra për Shëndet Publik Ohër.

“Të interesuar deri më tani ka pasur, por jo në nivelin që ne e kemi pritur. Kemi bërë revizion te fëmijët parashkollor dhe në shkolla ku kemi gjetur rreth 813 nxënës të vaksinuar, kanë ngelur edhe 215 nxënës që duhet të vaksinohen. Ndërsa te fëmijët shkollor prej klasës së dytë deri në klasën e 9 aty ka 239 fëmijë të vaksinuar, ka edhe tjerë që duhet të vaksinohen megjithatë nuk kemi numër të saktë të konfirmuar”.- u shpreh Naim Skender, Qendra për Shëndet Publik Tetovë

Ndërkohë në të gjitha Klinikat e Shkupit ndalohet vizita e të hospitalizuarve si masë për parandalimin e përhapjes së fruthit. Ndryshe, OBSH paralajmëroi se numri i personave me fruth në mbarë botën është rritur për pothuajse 4 herë më shumë gjatë katër muajve të parë të vitit 2019. vetëm gjatë vitit 2017 fruthi shkaktoi rreth 110,000 raste të vdekjes në gjithë botën