PE refuzon përdorimin e 5G te makinat

PE refuzon përdorimin e 5G te makinat

Parlamenti Europian hodhi poshtë përdorimin e teknologjisë 5G dhe u shpreh në favor të Wi-Fi, si një teknologji e detyrueshme në BE për të ardhmen e rrjetit informatik te makinat.

Seanca plenare e Strasburgut rrëzoi propozimin e raportuesit francez, Dominique Riquet, mbi aktin e deleguar të Komisionit të BE-së në favor të Wi-Fi-së, me të cilin, sipas tij, shkelej parimi i neutralitetit teknologjik.

Me 270 vota pro dhe 304 kundër rezultati është i kundërt me atë të Komisionit të Transportit të BE-së.

“Asnjë respekt për asnjanësinë teknologjike”, shkruajti në Twitter Riquet.

“Lufta” e lidhjes me internet të makinave sjell papajtueshmëri të thella në vetë Komisionin, në 28 vendet dhe në industri, me Gjermaninë dhe Volkswagenin që janë pro Wi-Fi, ndërsa shumica e sektorit të prodhimit të makinave janë në favor të 5G.

Tani vendimi do të kalojë në duart e 28 anëtarëve të BE, të vetmit që kanë ende mundësinë e bllokimit të vendimit për Wi-Fi të detyrueshme.