U raportua se keqpërdori fondet e BE-së, dorëhiqet politikani bullgar

U raportua se keqpërdori fondet e BE-së, dorëhiqet politikani bullgar

Zëvendësministri bullgar i ekonomisë, Aleksander Manolev, ka dhënë dorëheqje pas disa lajmeve në media ku u tha se ai në mënyrë të paligjshme përdori fondet e Bashkimit Evropian për të ndërtuar një vilë private me një pishinë minerare.

Manolev i cili e mohoi këtë akuzë, tha se nuk donte që kjo çështje të ndërhynte në punët e Qeverisë.

Për më tepër, ai tha se donte të tregonte solidaritet me kolegët e tij “të cilët kishin respektuar standardin moral në  Qeveri dhe lanë postet e tyre vetëm pas dyshimeve që rëndonin mbi ta”, raportojnë mediat bullare, transmeton Klan Kosova.

“Unë jam shumë i sigurt se nuk ka asgjë kundër meje në gazeta, por për këtë nuk mund ta bind familjen time. Faleminderit për besimin tuaj është vendimi është personal”, shtoi Manolev.

Dokumentacioni ka të bëjë me ndërtimin e një shtëpije në zonën e Sandanskit në Bullgarinë jugore. Dorëheqja e tij u pranua nga kryeministri Bojko Borisov, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë.

Manolev ishte Zëvendës Ministër i Turizmit në qeverinë e dytë të Borisov dhe u bë zëvendësministri i Ekonomisë në vendin e tretë, i cili hyri në detyrë më 2017.

Në shtator 2018, ai u propozua për t’u bërë Ministër i Transportit pasi në detyrë dha dorëheqjen për shkak të rrëzimit të autobusit në Svoge.

Manolev nuk pranoi nominimin pas raporteve negative të mediave për të kaluarën e tij. Në atë kohë, ai tha se po i konsultonte avokatët rreth këtyre raporteve.