Aeroporti i Gjakovës i jepet në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Aeroporti i Gjakovës i jepet në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Qeveria e Kosovës e ka miratuar kërkesën e ministrisë së Mbrojtjes për dhënien në shfrytëzim të Aeroportit të Gjakovës për nevojat e kësaj ministrie.

Kundër kësaj kërkese ka dalë ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka i cili ka thënë se ky aeroport është në plan që të rifunksionalizohet.

Megjithatë, pas miratimit Haradinaj ka thënë se është lajm i mirë qe kjo hapësirë do t’i kalojë ministrisë së Mbrojtjes, për shkak se do të ndalët shkatërrimi i asaj hapësire.

Theksojmë se në Aeroportin e Gjakovës deri vonë ka qëndruar KFOR-i italian, ndërkaq pas largimit ka filluar shkatërrimi i asaj hapësire.