Reçica: Së shpejti sjellim për miratim propozimin e ri për pagë minimale

Reçica: Së shpejti sjellim për miratim propozimin e ri për pagë minimale

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka folur sërish rreth ngritjes së pagës minimale, kësaj radhe në mbledhjen e Qeverisë.

Reçica ka njoftuar se Këshillit Ekonomiko-Social (KES) në fund të vitit 2018 i ka kaluar mandati ndërsa sot mbahet takimi i parë për konstituimin e KES-it me anëtarët e rinj, ku edhe do të diskutohet për pagën minimale.

“Në këtë mbledhje do të kërkojmë nga komisioni profesional për financa, ekonomi dhe privatizim që menjëherë të filloj punën për propozimin e ri për pagën minimale”, tha ministri.

Kujtojmë se në fund të vitit 2017, KES, i udhëhequr atë kohë nga ministri Reçica kishte dalë me propozim për rritje të pagës minimale në vlerë 250 euro dhe të njëjtin e kishte dërguar për miratim në Qeveri më 11 Janar 2018, propozim që nuk ishte vënë asnjëherë në rend të dite nga Qeveria.