Maqedoni, ndihma e shpejtë me 12 automjete të reja

Maqedoni, ndihma e shpejtë me 12 automjete të reja

Ndihma e shpejtë morri 12 automjete të reja me pajisje më bashkëkohore. Gjashtë prej tyre do të jenë për Bashkinë e Shkupit, ndërsa të tjerat do të shpërndahen në qytetet ku ka nevojë.

Siç njoftojnë nga ministria e Shëndetësisë, mbrojtja primare shëndetësore është themel i sistemit shëndetësor dhe për këtë shkak kapacitet e saja janë të rëndësisë së madhe për përmirësimin e mbrojtjes shëndetësore të qytetarëve në vendin tonë.

“Me 12 automjetet e reja të ndihmës së shpejtë, nje u mundësojmë pacientëve të marrin shërbimin e nevojshëm shëndetësor shumë më shpejtë dhe me më shumë cilësi. Përveç kësaj, në pjesë të madhe përmirësojmë kushtet për punë të punëtorëve shëndetësor”, thuhet në njoftim.

12 automjetet do të fillojnë të përdoren gjatë ditëve në vijim, pasi të regjistrohen.