Biografia e Elton John, premierë në Kanë

Biografia e Elton John, premierë në Kanë

Filmi biografik për Elton John do jetë premierë në Festivalin e Filmit në Kanë muajin e ardhshëm.

Rocketman do shfaqet më 16 maj në festivalin e French Riviera, dy javë para se të publikohet në Shtetet e Bashkuara.

“Paramount Pictures” konfirmoi premierën në Kanë të martën.

Roli i këngëtarit legjendar do luhet nga aktori Taron Egerton.

Regjisori i Rocketman është Dexter Fletcher.