Festivali i Kanës; Terrence Malick, Pedro Almadovar e Ken Loach në garë

Festivali i Kanës; Terrence Malick, Pedro Almadovar e Ken Loach në garë

Krerët e Festivalt të Filmit në Kanë kanë zbuluar sot listën e personave dhe filmave që janë në garë në edicionin e 72-të.

Drejtori i këtij festivali, Thierry Fremaux, si dhe presidenti Pierre Lescure e shfaqën këtë listë gjatë një ngjarje shtypi në Paris.

Në garë është filmi “Pain and Glory” i regjisorit të famshëm spanjoll, Pedro Almadovar, si dhe “The Traitor” i Marco Bellochio-s e “Parasite” i Bong Joon-hoo.

Fremaux ka thënë që filmi i ri i Quentin Tarantino-s, “Once Upon a Time in Hollywood” nuk është gati pasi që regjisori është ende në fazën e post-produksionit porse mund t’ia dalë të jetë gati për në Kanë nëse kryhet me kohë.

Në garë gjithashtu janë edhe regjisorë të tjerë të famshëm si Terrence malick, Xavier Dolan dhe Ken Loach.

Nderkaqë, regjisori meksikan, Alejandro Gonzales Inarritu, do të jetë në krye të jurisë së sivjetshme që do ta ndajë Palmën e Artë.