Pacientët e mjekët, të rrezikuar nga infeksionet spitalore

Pacientët e mjekët, të rrezikuar nga infeksionet spitalore

Pacientët e hospitalizuar rrezikohen të preken nga infeksione të ndryshme si në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) e po ashtu edhe në spitalet rajonale në vend.

Përveç tyre drejtorë të klinikave thonë se vetë mjekët janë ata që po rrezikohen më së shumti nga infeksionet gjatë punës së tyre.

Në disa të gjetura të dërguara për gazetën “Zëri” nga mikrobiologu Lul Raka thuhet se Kosova është duke u ballafaquar me probleme të kontrollit të infeksioneve.

Sipas të gjeturave, infeksionet që merren gjatë kujdesit shëndetësor përbëjnë kërcënim për sigurinë e pacientit dhe për cilësinë e mbrojtjes shëndetësore.