22 mijë fëmijë mbeten ende pa vaksinuar në Maqedonisë e Veriut

22 mijë fëmijë mbeten ende pa vaksinuar në Maqedonisë e Veriut

Më shumë se 22 000 fëmije rezultojnë ende të pa vaksinuar në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut.

Ministria e Arsimit dje kishte paralajmëruar se të gjitha shkollat fillore dhe të mesme nga sot do të fillonin vaksinimi i nxënësve.

Ndërkohë, pikërisht sot në mëngjes, autoritetet shëndetësore në vend njoftuan se vendimi i djeshëm nga ana e ministrisë është dhënë shumë vonë, prandaj ata nuk mund të arrijnë në kohë të bëjnë gati listat e shkollave prej ku do të fillojnë vaksinimet dhe kanë kërkuar kohë deri të hënën që vjen.