Ushqyerja e vonshme s’ndikon në shtimin e peshës tek fëmijët

Ushqyerja e vonshme s’ndikon në shtimin e peshës tek fëmijët

Të ngrënit pas orës 20:00 në mbrëmje, nuk do të ndikojë në shtimin e ca kilogramëve të tepërt.

Studiuesit në “King’s College” në Londër, nuk kanë gjetur ndonjë lidhje në mes të ngrënit në mbrëmje dhe peshës së tepërt te fëmijët.

Studimet e mëparshme, thoshin se koha në marrjen e ushqimit është e rëndësishme për peshën e trupit, mirëpo kjo ndryshon te fëmijët.

Në studimin e ri janë ekzaminuar shprehitë e të ngrënit të 1620 fëmijëve.

Analizat statistikore të këtyre fëmijëve, kanë treguar se nuk ka rrezik për mbipeshë dhe obezitet nëse fëmijët hanë darkë pas orës tetë të mbrëmje.