Reali i fortë për Bilbaon, Benzema shënon het-trik

Reali i fortë për Bilbaon, Benzema shënon het-trik

Real Madrid e ka mposhtur Athletic Bilbaon, me rezultat 3-0, të dielën në “Bernabeu”, në kuadër të javës së 33-të në La Ligë, raporton RTKlive.

Skuadra e Zinedine Zidane, është treguar skuadër dominuese në duel me baskët, duke “kërcënuar” Atletico Madridin në pozitën e dytë.

Karim Benzema shënoi het-trik në fitoren e “mbretërve” kundër Bilbaos.

Real Madrid pas 33 javësh, 64 pikë dhe renditet e treta, katër më pak se Atletico Madrid, derisa tabelën e kryeson Barcelona me 77 pikë të grumbulluara.