Liverpuli vështirë por sigurt kundër Cardiff

Liverpuli vështirë por sigurt kundër Cardiff

Futbollistët e Liverpulit shënuan sot fitore në udhëtim ndaj Cardiff me rezultat 2:0, në kuadër të javës 35 të Premierë Ligës angleze.

Golat për ekipin e Xherdan Shaqirit i shënuan Wijnaldum në minutën e 57-të dhe Milner ’81 nga penalltia.

Liverpuli merr kështu kryesimin e tabelës me 88 pikë, dy më shumë se Manchester City që ka një ndeshje më pak.

Cardiff renditet në vendin e 18-të të tabelës me 31 pikë.