Trump reagon pas sulmit në Shri Lanka: SHBA e gatshme të ofrojë ndihmë

Trump reagon pas sulmit në Shri Lanka: SHBA e gatshme të ofrojë ndihmë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shprehur ngushëllime pas sulmeve ndaj kishave dhe hoteleve në Shri Lankë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Trump ka thënë që vendi i tij është i gatshëm për të ofruar ndihmë.

“Shtetet e Bashkuara shprehin ngushëllimet për popullin e Sri Lankës dhe ne jemi të gatshëm për të ndihmuar”.

Si pasojë e sulmeve që kishin ndaj kishave dhe hoteleve në Sri Lankë kanë humbur jetën 207 persona, ndërsa 450 të tjerë janë plagosur.

Pas këtyre sulmeve, sulme shpërthime ndodhën edhe në kopshtin zoologjik “Dehiwala” dhe në rajonin periferik Dematogoda të kryeqytetit Colombo.