Instagram mund ta largoi shifrën që tregon sa pëlqime ka marrë një foto

Instagram mund ta largoi shifrën që tregon sa pëlqime ka marrë një foto

Rrjeti social i famshëm për shpërndarjen e fotografive, mund të largojë një prej opsioneve më të rëndësishme të shërbimit – pëlqimet.

Jane Mancun Wong ka siguruar faktet, që teston se si po testohet një sistem i ri, që e fshehë shifrën e pëlqimeve që një fotografi ka grumbulluar.

Në materialin e siguruar, shihet se një fotografi është pëlqyer nga një emër i caktuar, si dhe ‘disa të tjerë’ teksa nuk tregohet shifra e saktë.

“Duam që ndjekësit e juaj, të fokusohen në përmbajtjen e asaj që shpërndani, jo në numrin e pëlqimeve” thuhet në një deklaratë të Instagram.

Sipas të njëjtës deklaratë, thuhet se pëlqimet do t’i shohë vetëm ai që e ka postuar fotografinë.

Sipas zyrtarëve të rrjetit social, ky sistem nuk është duke u testuar për momentin, por se gjatë tërë kohës po punohet që të largohet presioni gjatë eksplorimit të Instgramit, që gjithçka të jetë sa më argëtuese.