Siljanovska: Nëse bashkohen votat me të Rekës dallimi është 70 mijë vota

Siljanovska: Nëse bashkohen votat me të Rekës dallimi është 70 mijë vota

Kandidatja për president nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljaniovska-Davkova në konferencën për shtyp nga selia e partisë falemnderoi VMRO-në dhe koalicionit për mbështetjen dhe besimin.

Siljanovska tha se beteja sapo ka filluar, ajo theksoi se nëse mblidhen edhe votat e kandidatit shqiptar Blerim Reka  do të shihet se kundër kandidati Stevo Pendarovski i cili është përkrahur nga qeveria, ka pësuar humbje të thellë në dallim prej 70.00 votave.

“Nëse bashkohen votat tona me Blerim Rekës dhe nëse bashkohen votat që i përmenda dallimi është mbi 70 mijë vota. Për dikë, si unë që në tërë fushatën ka treguar për mos përmbajtjen e sistemi ku mungon sundimi i drejtësisë, sistemi i zhytur në krim, korrupsion dhe nepotizëm, kjo është më e rëndësishme. Opozita ka arritur që t’i bind qytetarët, se në mungesë të drejtësisë ne mund të themi tregime për BE dhe NATO”, tha Siljanovska.

Ajo tha se duhet t’i jepet fund politikanëve të tranzicionit, profiterëve.

“Mendoj se këtij vendi i duhet profil i ri i politikanëve. Kulturë e re demokratike. Profil i ri i liderishpit, evropian, i guximshëm dhe që nuk gënjen”, tha mes tjerash Reka.

Ajo tha se nëse ata kanë fituar numër të tillë të votave dhe nëse shtohen ato të Rekës, tregimi është i qartë.

“Të dy kemi folur për sundimin e drejtës, fund të krimit dhe korrupsionit. Tregimi është demokratik, evropian dhe me tregim të tillë ne mund të hapërojmë drejtë BE-së. Në të kundërtën do të mbetemi në trazicion”, shtoi Siljanovska, përcjell Shenja.