E rrah vajzën e vet, 48 orë dërgohet në mbajtje

E rrah vajzën e vet, 48 orë dërgohet në mbajtje

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Klinë, pasi ky i fundit kishte rrahur vajzën e tij, pas një mosmarrëveshje në familje.

Gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri pistoletë dhe 7 fishekë të kalibrit 9 mm.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.  

Rasti ka ndodhur mbrëmë në ora 22:15, thuhet në raportin e sotëm të rregullt 24 orësh të Policisë së Kosovës.