`Kush je ti?`

`Kush je ti?`

Një qeverisje absurde në një vend unik për nga pozicionimi gjeografik: klima, resurset natyrore, vlerat njerëzore, potenciali i përgjithshëm si vend; pjesë e rëndësishme e Europës, është fatkeqësi për ne, qytetarët e vendit. Absurde për nga logjika politike, absurde për nga vizioni me të cilin normalisht duhet të kishte bërë hapa gjigandë përpara, për të mos thënë, që duhet të gëzonim një Shqipëri, pjesë të Bashkimit Europian, ndoshta edhe përpara Malit të Zi në radhë. ‍

Çfarë ka sjellë qeverisja socialiste dy vitet e fundit, pas fitores së mandatit në Zgjedhjet e Përgjithshme? Çfarë kontributi apo vlere të shtuar në vend sjell prezenca jote në një parti politike, përpos si manekinë pa asnjë vendimarrje domethënëse, në kuptimin: të pazëvendësueshme, tejet të rëndësishme apo me kuptim? Pse i duhesh ti vendit më shumë se sa qindra apo më shumë, njerëz të rinj (djem e vajza, shkolluar jashtë vendit, me inteligjencë, për të bërë diferencën e vërtetë midis një individi në dashuri me pushtetin dhe një individi të vyer për vendin – për të tashmen dhe për të ardhmen).

Nuk ka asnjë arsye domethënëse që një personazh i mediatizuar dhe i promovuar prej një kaste që e ka mbivlerësuar, të përfaqësojë supozojmë Britaninë e Madhe si në konkurs Miss & Mister. Si me thënë për shembull që Lulzim Basha të dalë e të përfaqësojë Holandën në një Ballo, ose në arenën politike përballë kundërshtarit britanik. Në çfarë viti jeton ti? E ke lexuar Don Kishotin? E di të paktën, se cila mëri ka kuptim, por duke kufizuar lirinë tënde deri sa fillon liria e tjetrit? 

Një qeverisje pra qesharake kjo e që i shkon për shtat absurdit ku notojmë ne të gjithë. Pa asnjë reformë serioze fatkeqësisht. Një qeverisje që të kujton përrallat por që nuk mbart asnjë përrallë jashtë territorit të iluzionit të vet. Nuk mbart fatkeqësisht asnjë vlerë ideore, vizionare a praktike jashtë sallës që ekziston në mendjen e vet (pa tru): Një kafené e kuturushme, plot parfum të fortë, plot fryrje imazhesh delikate në dukje por në thelb, pa asnjë delikatesë. 

Pse duhet ne ta tolerojmë këtë qeverisjen tënde të “Vajzës në pyll”, ku vajza e përhumbur është filozofia jote dhe pylli, si do’zot, “qyteti”? Tamam-tamam, çfarë kërkon të më thuash, t’i thuash a të na thuash me daljet e tua të shpeshta në media? A ka ndonjë mendim ajo që flet, apo flet kot? A e ke ti idenë sa e vështirë është për gratë, burrat apo çdo votues të gjallojë lart nëse ti i lë apo i detyron ato të pluskojnë poshtë? Më fal:

Çfarë roli përfaqëson ti pasi pretendon se je zgjedhur prej qytetarëve? 

Ta zëmë se kjo qeveri është pronë jotja dhe se këta qytatarë, votuesit e tu? Si e trajton ti pronën tënde? A nuk, së paku mendon të kujdesesh për të? Apo ty të thotë truri se qytetarët janë skllevër dhe ti vetë zot i tyre? 

E ke menduar ndonjëherë se nata me ditën në gojët e ndonjë hidhësie mashkullore a femërore, mund të ndërrohen me njëra-tjetrën, sepse ashtu u leverdis. Patjetër që e ke menduar. Patjetër që e di. 

Po, a e di se jemi në vitin 2019 dhe ajo që ti do, ka vlerë vendimarrëse vetëm për ty dhe për familjen tënde? Për askënd tjetër. Me siguri edhe këtë e di. 

Shqiptarë e shqiptare duhet të ngrihen një herë e mirë të deklarojnë fyerjen përpara Kryeministrisë, përpara Parlamentit dhe përpara çdokujt që me pafytyrësinë më të madhe ka marrë përsipër pasurimin e tij dhe jo fatet e Kombit, ka marrë përsipër kurimin e imazhit të tij duke harruar imazhin e njerëzve që ia bëjnë këtë imazh, ka marrë përsipër ‘lojën me peta’ por jo politika serioze njerëzish seriozë. E gjithashtu të vyer! (gentlewomen.al)

 

Autor: Silvi Bakiri 


MË SHUME NGA Intervista