Reali i tregon derën e largimit Gareth Bales

Reali i tregon derën e largimit Gareth Bales

Gareth Bale pritet të largohet nga Real Madridi.

Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, presidenti i Realit, Florentino Perez nuk dëshiron ta shesë por ta huazojë uellsianin.

Marrëveshja pritet të jetë e ngjashme me atë të James Rodriguez që ishte huazuar te Bayerni për 2 vite me opsion për ta blerë për 35 milionë euro.

Bale është kritikuar për paraqitjet e tij ndërsa në përballjen ndaj Levantes ai refuzoi të festonte golin. 

Ka shumë mundësi që Gareth Bale të rikthehet në Premier League.