Shembet një pjesë e “Adriatikut”, dyshohet për një person nën rrënoja

Shembet një pjesë e “Adriatikut”, dyshohet për një person nën rrënoja

Një pjesë e ish-hotelit “Adriatiku” në Mitrovicë është shembur para pak minutash, ku për pasojë dyshohet se një person është zënë nga gërmadhat.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, u ka bërë apel organeve të sigurisë të japin maksimumin për shpëtimin e tij.

“Po ashtu, kërkoj nga kompanitë ndërtimore që posedojnë makineri adekuate të dalin urgjentisht në vend të ngjarjes për heqjen e gërmadhave me mjetet e tyre”, shkruan Bahtiri në Facebook, i cili me këtë rast shpreh keqardhje pasi aktualisht ndodhet jashtë Kosovës.


MË SHUME NGA Nacionale