Fitore me “aromë” mbijetese për Ferizajn, Liria dhe Ballkani ndajnë pikët!

Fitore me “aromë” mbijetese për Ferizajn, Liria dhe Ballkani ndajnë pikët!

Ferizaj rrit shpresat për të siguruar qëndrimin në elitën e futbollit kosovar pa luajtur në play out. Pas surprizës që bëri ndaj Feronikelit në Drenas një javë më parë, Ferizaj triumfoi në shtëpi në javën e 28-të të IPKO Superligës së Kosovës ndaj Flamurtarit.

Një fitore e vuajtur ajo e Ferizajt edhe pse vendasit luajtën për shumë minuta me një lojtar më tepër. Golit të Egzon Shabanit nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 21-të iu përgjigj bullgari Angel Graçnov i cili barazoi përkohësisht shifrat për Flamurtarin. Por atëherë kur u duk se kryeqytetasit do të largoheshin me një barazim shumë të vlefshëm nga fusha me bar sintetik në Ferizaj, Qëndrim Dautaj dhe Hysein Demiri realizuan dy gola të shpejtë në minutat 88-të dhe 94-t duke i dhënë një fitore shumë të rëndësishme Ferizajt në garën për mbijetesë me këta të fundit që e thelluan në 6 pikë avantazhin ndaj Lirisë së vendit të parafundit që rrëzohet direkt dhe ndërkohë janë vetëm 2 pikë larg zonës së shpëtimit pa luajtur në play out.

Një barazim shumë të vlefshëm mori edhe Ballkani në transfertën prizrenase ndaj Lirisë në një ndeshje që kishte emocione por nuk prodhoi gola./SS/