Chelsea projekton Coutinhon si pasuesin e Hazard!

Chelsea projekton Coutinhon si pasuesin e Hazard!

Largimi i Eden Hazard nga Chelsea në fund të këtij sezoni tashmë mund të konsiderohet si një fakt i kryer me belgun që ka arritur akordin me Realin e Madridit dhe pritet vetëm që dy klubet të mbyllën marrëveshjen që gjithçka të bëhet zyrtare.

Blutë e Londrës kanë nisur që tani të mendojnë për pasuesin e Hazard. Objektivi i madh i Chelseat është të rikthejë në Premier League ish-lojtarin e Liverpoolit, brazilianin Philippe Coutinho. Një operacion i vështirë ky jo vetëm për koston e transferimit por edhe për faktin se merkatoja e Chelsea-t është bllokuar nga FIFA për dy sesionet e ardhshme. Gjithsesi presidenti i londinezëve, rusi Roman Abramovich ka besim se KAS do t’i japë të drejtë Chelsea-t dhe për këtë arsye ka nisur bisedimet me Barcelonën për Coutinhon. Largimi i brazilianit vetëm 1 vit e gjysmë pas transferimit në Camp Nou nuk do të ishte surprizë duke patur parasysh faktin që bluagranat do të bëjnë çmos në merkaton e kësaj vere për të marrë në skuadër francezin Antoine Griezmann.