Jurgen Klinsmann pranë marrëveshjes me skuadrën gjermane

Jurgen Klinsmann pranë marrëveshjes me skuadrën gjermane

Ish-trajneri i kombëtares të Gjermanisë dhe Amerikës, Jurgen Klinsmann, është një kandidatët për të drejtuar skuadrën e Hertha Berlin në Bundesliga. Mediat gjermane konfirmojnë se Klinsmann, aktualisht opinionist futbolli në RTL, mund të ulet sërish në stol sezonin e ardhshëm sportiv.

Një nga arsyet që afron Jurgen Klinsmann me stolin e Hertha Berlin është edhe fakti se aty luan djali i tij Jonathan, që është portier. Skuadra gjermane po mendon që ish-trajneri i kombëtares gjermane të mos bëjë vetëm detyrën e teknikut por edhe atë të menaxherit, ashtu si në Angli, shkruan telesport.

Klinsmann që prej vitit 2016, kur u largua nga detyra e trajnerit të kombëtares së Amerikës, nuk ka drejtuar më asnjë ekip. Ndërkohë që, ofertat karshi tij nuk kanë munguar, por tashmë ai mund të drejtojë Hertha, ku luan djali i tij, ashtu sikurse Zinedine Zidane bën te Reali.