​Ja sa kanë shpenzuar Reka dhe Pendarovski

​Ja sa kanë shpenzuar Reka dhe Pendarovski

Sipas raportit financiar për pjesën e dytë të fushatës për zgjedhjet presidenciale, kandidati Blerim Reka ka shpenzuar mbi 291 mijë euro, që është dhjetë herë më shumë se sa në pjesën e parë të fushatës.

Kandidati Stevo Pendarovski, nga 11 prilli deri më 19 prill për fushatë ka shpenzuar 257 mijë euro.

Megjithatë, në përgjithësi nga fushata 20-ditore Pendarovski ka shpenzuar dy herë më shumë se Reka. Kandidati i mbështetur nga blloku qeveritar, Pendarovski ka shpenzuar gjithsej 737 mijë euro, kurse kandidati i mbështetir nga Aleancës dhe BESA, Reka ka shpenzuar gjithsej 316 mijë euro.

Raporti financiar për kandidaten e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska-Davkova ende nuk ka arritur deri tek Komisioni Anti-korrupsion./Alsat