Tiranë, arrestohen 4 persona për vjedhjen në aeroport

Tiranë, arrestohen 4 persona për vjedhjen në aeroport

Policia në Shqipëri ka arrestuar 4 persona lidhur me grabitjen në aeroportin Nënë Tereza. Tre të rinj nga Elbasani dhe një tjetër nga Kruja, janë të dyshuarit kryesor, si bashkëpunëtorë të grabitësve të dhunshëm që hynë në aeroportin e Rinasit dhe rrëmbyen mbi pesë milionë euro.

Prej të prangosurve, më i riu i moshës 25 vjeç dhe më i madhi 38 vjeç raportojnë mediat në Shqipëri.

“Ndalimi i 4 personave të përfshirë në grabitjen e aeroportit, një zhvillim inkurajues në rrugën e ndalimit dhe ndëshkimit ligjor të të gjithë autorëve të krimit. Policia e Shtetit duhet të provojë përditë se sa më shumë sulmohet e baltoset, aq më shumë rritet forca e saj goditëse”, ka reaguar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.