Tesla dëshiron të lansoj shërbimin Robotaxi, vitin e ardhshëm

Tesla dëshiron të lansoj shërbimin Robotaxi, vitin e ardhshëm

Sot, Tesla mbajti prezantimin Autonomy Day, ku kompania diskutoi shumë nga përpjekjet e saj në teknologjitë e vozitjes autonome.

Kompania njoftoi se kompjuteri i saj i ri (FSD) është duke u ndërtuar në çdo model të Tesla-s dhe premton të jetë më i aftë se çdo sistem tjetër i këtij lloji që është aktualisht në dispozicion.

Së bashku me këtë, kompania ka njoftuar planet për të lansuar një shërbim “Robotaxi” diku vitin e ardhshëm.

Siç mund të kuptohet nga emri, Robotaxi do të jetë një shërbim i ngjashëm me atë të Uber dhe Lyft, por do të mundësohet pa shofer.

Kushdo që zotëron një Tesla mund të zgjedhë të ndajë makinën e tyre për këtë qëllim, por vetë kompania do të sigurojë një grumbull makinash për zonat ku mund të mos ketë mjaft konsumatorë për të ndarë udhëtimet.

Tesla gjithashtu do të marrë mes 25% dhe 30% të të ardhurave nga udhëtimet.

Ky shërbim do të mundësohet nga kompjuteri FSD i lartpërmendur, i cili është në gjendje të ofrojë autonomi të plotë në ngasje pa kërkuar një shofer njerëzor.

Elementi që mungon, tani për tani, është softueri, i cili ende duhet të arrijë aftësitë e sistemit.

Musk pretendon se softueri duhet të jetë i gatshëm diku vitin e ardhshëm.

“Nga këndvështrimi ynë, vitin e ardhshëm sigurisht se do të kemi mbi një milion robotaxi në rrugë”, tha Musk.