Filipine, 11 të vdekur nga tërmeti

Filipine, 11 të vdekur nga tërmeti

Tërmeti me fuqi prej 6.1 ballë sipas Rihterit goditi rajonin e pjesës veriore të kryeqytetit filipinas Manila ndërsa në qytetin Porac u shemb një supermarket

Së paku 11 persona e kanë humbur jetën nga tërmeti i cili dje goditi Filipinet, raporton AA.

Tërmeti me fuqi prej 6.1 ballë sipas Rihterit goditi rajonin e pjesës veriore të kryeqytetit filipinas Manila ndërsa në qytetin Porac u shemb një supermarket.

"Aksioni i shpëtimit edhe më tej po zgjat dhe kërkojmë së paku 30 persona të zhdukur. Nën gërmadha shenja jete jep së paku edhe një person", tha guvernatorja e rajonit Pampanga, Lilia Pineda.

Epiqendra e tërmetit është regjistruar në qytetin Gutad, rreth 100 kilometra në veri të Manilas ndërsa e shoqëruan mbi 50 dridhje të tokës.

Pas dridhjes dhjetëra hotele dhe qendra tregtare u evakuuan.