Moti i keq pezullon lëvizjen detare

Moti i keq pezullon lëvizjen detare

Moti i përkeqësuar që ka përfshirë rajonin e jugut ka sjellë dhe pezullim të lëvizjes detare.

Era e fuqishme e cila ka nisur nga mbrëmja e djeshme me fuqi deri në 70 km/orë ka bërë që deti të ketë dallgë të mëdha deri në 9 ballë në rajonin e Italisë së jugut, dhe trageti i linjës Brindisi Vlorë nuk është nisur .

Situata e përkeqësuar më shumë është në Itali ,ndërsa në Vlorë ,parashikimet janë që nga mesdita të ketë erë të fuqishme duke shtuar dhe dallgët në det.