Peqin, motoçikleta aksidenton për vdekje të riun, shoferi ia mbath

Peqin, motoçikleta aksidenton për vdekje të riun, shoferi ia mbath

Një 27-vjeçar është aksidentuar për vdekje në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Policia thotë se i riu me iniciale S.V është gjetur i aksidentuar anës rrugës në fshatin Pajovë, por ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

"Nga hetime paraprake dyshohet se personi është goditur nga një motoçikletë e cila më pas është larguar nga vendngjarja", sqaron policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të  ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./oranews/