Hollivudi në zi, producenti i famshëm humb luftën me kancerin

Hollivudi në zi, producenti i famshëm humb luftën me kancerin

Producenti Steve Golin humbi jetën në moshën 64-vjeçare pas betejës me kancerin. Publicisti i tij konfirmoi se ai vdiq në Los Anxhelos mbrëmjen e së dielës.

Babai dy fëmijëve u diagnostikua me formën e rrallë të kancerit të kockave më shumë se 10 vjet më parë.

Hera e fundit që doli në publik ishte në vitin 2018 tek Festivali i Filmit në Toronto.

Në vitin 2016, Steve fitoi një çmim Oscar me filmin "Spotlight" si filmi më i mirë, me aktorë kryesorë Michael Keaton, Mark Ruffalo dhe Rachel McAdams.