Plagoset një person në Prishtinë

Plagoset një person në Prishtinë

Një person derisa kishte ndërhyrë në rrahje të disa personave, është plagosur me armë në këmbë.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 23:20, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, viktima është dërguar në QKUK dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jetë. Nuk raportohet për të arrestuar.