Gjendet mjet i pashpërthyer në Gjakovë

Gjendet mjet i pashpërthyer në Gjakovë

Një person derisa ishte duke pastruar një deponi të mbeturinave ka hasur në një mjet të dyshimtë të pashpërthyer.

Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 17:05 në fshatin Jabllanicë, Gjakovë.

Sipas raportit të policisë, njësiti për deminim  i FSK-së ka bërë shpërthimin e  mjetit në mënyrë të sigurt.