Regjisori i famshëm në spital, pëson goditje në zemër

Regjisori i famshëm në spital, pëson goditje në zemër

Regjisori i nominuar për Oskar, John Singleton është nën kujdes intensiv pasi pësoi goditje në zemër.

Prodhuesi i filmave, përfshirë Boyz N the Hood, Shaft dhe 2 Fast 2 Furious u sëmurë të mërkurën.

"Singleton është në spital nën kujdes intensiv", tha familja e tij në një njoftim për shtyp. "Kërkojmë privatësi gjatë kësaj periudhe".

Pas publikimit të lajmeve për gjendjen e përkeqësuar të 51-vjeçarit, miqtë dhe kolegët i dërguan urimet më të mira.

Reperi Snoop Dogg  publikoi një foto me regjisorin në Instagram dhe shkroi "Lutuni për vëllain tim".

Pas publikimit të filmit të tij të vitit 1991, Boyz N the Hood, ku debutoi si regjisor në moshën 23-vjeçare, ai mori nominimin në  Academy Award për 'regjisori më i mirë', duke u bërë afrikano-amerikani i parë dhe më i ri i nominuar ndonjëherë.