Lëndohen dy persona në një aksident në Mitrovicë

Lëndohen dy persona në një aksident në Mitrovicë

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore, si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur midis dy veturave civile.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 10:30 në fshatin Shupkofc, Mitrovicë.

Siç thuhet në raport, viktimat janë dërguar për tretman mjekësor.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.