Policia jep detaje për shembjen e një objekti në Fushë Kosovë

Policia jep detaje për shembjen e një objekti në Fushë Kosovë

Raportohet se gjatë kryerjes së punimeve në një ndërtesë, është rrëzuar pllaka e betonit në të cilën ishin duke punuar disa punëtorë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 20:25, në Fushë Kosovë.

Siç thuhet në raport nuk ka persona për të lënduar. Lidhur me rastin është intervistuar një person.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.