Vdiq Duka i Madh i Luksemburgut, Jean

Vdiq Duka i Madh i Luksemburgut, Jean

Duka i madh i Luksemburgut, Jean, i cili mbretëroi për 36 vite në vendin e tij, vdiq në moshën 98-vjeçare, njoftoi djali i tij në një komunikatë të publikuar sot në mëngjes.

Ai mbretëroi nga viti 1964 deri në 2000, datë në të cilën hoqi dorë nga posti për t’ia trashëguar djalit të tij, Henri, sovrani aktual i këtij shteti të vogël të begatë, në kufi me Francën, Belgjikën dhe Gjermaninë.

Në një mesazh të Dukës së Madh, Henri, 64 vjeç i publikuar sot në mëngjes thuhet se ”me trishtim të thellë ju njoftoj ndarjen nga jeta të babait tim të dashur”.

Luksemburgezët kanë qenë gjithmonë shumë të lidhur me figurën e Jean, i cili shërbeu në radhët e ushtrisë britanike gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe mori pjesë me këtë titull në Zbarkimin e Normandisë.

”Vdekja e tij është një humbje e madhe si për Dukatën e Madhe ashtu edhe për Europën”, shprehej në një postim në Twitter presidentit të Unionit Evropian, luksemburgezi Jean-Claude Juncker, ish-kryeministër i vendit.